Akt normativ

PËR MËNYRËN E FUNKSIONIMIT E BURIMET E FINANCIMIT TË SISTEMIT TË TACHOGRAPH DIGITAL NË SHQIPËRI

Akti normativ nr. 9/2009, datë 11 dhjetor 2009, nga Këshilli i Ministrave.

Numri
9/2009
Data e miratimit
11 dhjetor 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 179, 22 dhjetor 2009
Hyn në fuqi
22 dhjetor 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 179, datë 2009-12-22

AKT NORMATIV

Nr.9, datë 11.12.2009

PËR MËNYRËN E FUNKSIONIMIT E BURIMET E FINANCIMIT TË

SISTEMIT TË TACHOGRAPH DIGITAL NË SHQIPËRI

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Autorizohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, si ent jobuxhetor në varësi të kësaj ministrie, që, në zbatim të detyrimeve të parashikuara në ligjin nr.9514, datë 18.4.2006 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen europiane “Për punën e ekuipazheve të mjeteve të përfshira në transportin ndërkombëtar rrugor (AETR) dhe në protokollin e nënshkrimit e në amendamentin nr.4 të saj””, të marrin masat e nevojshme për të bërë efektiv, brenda datës 16.6.2010, funksionimin e sistemit të takografit dixhital (tachograph digital), nëpërmjet bashkëpunimit në nivel institucional, për një periudhë 5-vjeçare, me institucionet homologe franceze, përfshirë furnizuesin zyrtar të qeverisë franceze, për shërbimin e takografit dixhital (tachograph digital) “Chronoservices/Imprimerie National” dhe Komisionin Europian.

Neni 2

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.