Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8580, DATË 17.2.2000, “PËR PARTITË POLITIKE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 90/2017, datë 22 maj 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
90/2017
Data e miratimit
22 maj 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 118, 23 maj 2017
Hyn në fuqi
23 maj 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 118, datë 2017-05-23

LIGJ

Nr. 90/2017

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8580, DATË 17.2.2000, “PËR

PARTITË POLITIKE”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 9, 78, 83, pika 1, dhe 84, pika 4, të Kushtetutës, me propozimin e një

grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8580, datë 17.2.2000, “Për partitë politike”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe

ndryshime:

Neni 1

Pas kreut III shtohet kreu III/1 me këtë përmbajtje:

“KREU III/1

MJETET FINANCIARE DHE SHPENZIMET E PARTIVE POLITIKE GJATË FUSHATËS

ZGJEDHORE

Neni 24/1

Financimi i fushatës zgjedhore

1. Burimet e vetme të lejuara të fina ncimit të fushatës zgjedhore për partitë politike të regjistruara

si subjekte zgjedhore janë ato të parashikuara në nenin 87/1 të Kodit Zgjedhor.

2. Ndalohet financimi i fushatave zgjedhore nga fonde, dhurata apo shërbime pa kundërshpërblim,

të dhëna nga persona fizikë ose juridikë, vendas apo të huaj, jashtë rasteve dhe rregullave të

parashikuara nga Kodi Zgjedhor. Shkelja e këtij ndalimi sjell përgjegjësi ligjore për personin përgjegjës

për financat në atë parti politike, si dhe për personin fizik ose juridik, vendas apo të huaj.

3. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcakton rregullat e detajuara për monitorimin e shpenzimeve

të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, për të verifikuar

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.