Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SUEDISË PËR PROGRAMIN “FORCIMI I POLICIMIT NË KOMUNITET NË SHQIPËRI” (2017–2020)

Ligji nr. 95/2017, datë 29 shtator 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
95/2017
Data e miratimit
29 shtator 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 179, 10 tetor 2017
Hyn në fuqi
25 tetor 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 179, datë 2017-10-10

LIGJ

Nr. 95/2017

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SUEDISË PËR PROGRAMIN “FORCIMI I

POLICIMIT NË KOMUNITET NË SHQIPËRI” (2017–2020)

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Suedisë për programin “Forcimi i policimit në komunitet në Shqipëri” (2017–2020).

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 29.9.2017

Shpallur me dekretin nr. 10629, datë 9.10.2017, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Ilir Meta

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SUEDISË PËR PROGRAMIN “FORCIMI I POLICIMIT NË KOMUNITET NË SHQIPËRI”

(2017–2020)

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Suedia, përfaqësuar nga Agjencia Suedeze e

Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA), më poshtë të referuara si palët,

duke marrë parasysh se:

- Pala shqiptare ka kërkuar që pala Suedeze të kontribuojë në zbatimin e strategjisë së Policisë së

Shtetit Shqiptar nëpërmjet financimit të projektit: Forcimi i policimit në komunitet në Shqipëri”, (Kontributi ID55020254) gjatë periudhës/vitit fiskal 2017–2020.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.