PËR MBROJTJEN E PAKICAVE KOMBËTARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 96/2017, datë 13 tetor 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 96/2017
- Data e miratimit
- 13 tetor 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 196, 9 nëntor 2017
- Hyn në fuqi
- 24 nëntor 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 196, datë 2017-11-09
LIGJ
Nr. 96/2017
PËR MBROJTJEN E PAKICAVE KOMBËTARE NË REPUBLIKËN
E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj rregullon ushtrimin e të drejtave të personave që u përkasin pakicave kombëtare në Republikën
e Shqipërisë, në përputhje me parimet e parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë,
Konventën Kuadër të Këshillit të Europës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, ratifikuar me ligjin nr.
8496, datë 3.6.1999, dhe marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut, ku Republika e
Shqipërisë është palë.
Neni 2
Qëllimi
1. Ky ligj ka për qëllim të sigurojë ushtrimin e të drejtave specifike të personave që u përkasin një pakice
kombëtare, të cilat janë të nevojshme për mbrojtjen e identitetit dallues të pakicave kombëtare, si një
përbërës thelbësor i një shoqërie të integruar dhe që garantojnë mosdiskriminimin dhe barazinë e plotë
para ligjit.
2. Në ushtrimin e këtyre të drejtave, personat që u përkasin pakicave kombëtare duhet të respektojnë
shtetin ligjor, tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Republikës së Shqipërisë.
Neni 3
Përkufizime
1. Pakicë kombëtare është një grup shtetasish shqiptarë që banojnë në territorin e Republikës së
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.