PËR TARIFAT GJYQËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 98/2017, datë 2 nëntor 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 98/2017
- Data e miratimit
- 2 nëntor 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 225, 2 nëntor 2017
- Hyn në fuqi
- 1 qershor 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 225, datë 2017-11-02
LIGJ
Nr. 98/2017
PËR TARIFAT GJYQËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Objekti
1. Ky ligj ka për objekt përcaktimin e llojeve të tarifave gjyqësore, masën, mënyrën dhe afatin e
pagesës dhe rastet e përjashtimit nga pagimi i tyre.
2. Tarifat gjyqësore, sipas këtij ligji, janë:
a) tarifa gjyqësore të përgjithshme, për paraqitjen e çështjeve në gjykata;
b) tarifa gjyqësore të veçanta, për kryerjen e veprimeve procedurale në gjykata dhe shërbimet e
administratës gjyqësore; dhe
c) tarifa gjyqësore shtesë, në funksion të administrimit korrekt të procesit gjyqësor.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i tarifave gjyqësore në gjykimin e çështjeve civile, administrative
dhe në gjykimin në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim përfitimin e shërbimeve efektive dhe cilësore të
ofruara nga gjykata.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Tarifë gjyqësore” është një pagesë që palët në proces kryejnë nëpërmjet administratës gjyqësore në
favor të administratës tatimore qendrore.
2. “Palë në proces” është personi fizik ose juridik ose përfaqësuesi i tij ligjor që ka vënë në lëvizje
gjykatën, me qëllim zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje në rrugë gjyqësore.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.