Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT SAUDIT PЁR ZHVILLIM PЁR FINANCIMIN E PROJEKTIT “REHABILITIMI I RRUGЁS SЁ LUMIT TЁ VLORЁS”

Ligji nr. 100/2017, datë 9 nëntor 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
100/2017
Data e miratimit
9 nëntor 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 200, 17 nëntor 2017
Hyn në fuqi
2 dhjetor 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 200, datë 2017-11-17

LIGJ

Nr. 100/2017

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS

SË SHQIPËRISË DHE FONDIT SAUDIT PЁR ZHVILLIM PЁR FINANCIMIN

E PROJEKTIT “REHABILITIMI I RRUGЁS SЁ LUMIT TЁ VLORЁS”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për financimin e projektit “Rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 9.11.2017

Shpallur me dekretin 10648, datë 15.11.2017, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

Fondi Saudit për Zhvillim

P.O.Box. 50483 Riyadh 11523

Mbretëria e Arabisë Saudite

MARRËVESHJE HUAJE

PROJEKTI I REHABILITIMIT TË RRUGËS SË LUMIT TË VLORËS NDËRMJET

FONDIT SAUDIT PËR ZHVILLIM DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

HUA NR.: 693/3

NËNSHKRUAR MË: 14 Shaban 1438 A.H.

QË I KORRESPONDON: 10 maj 2017 A.D.

MARRËVESHJE HUAJE

MARRËVESHJE e datës 14 Shaban 1438 A.H., që i korrespondon 10 maj 2017 A.D., ndërmjet:

1) FONDIT SAUDIT PËR ZHVILLIM, Riad, Mbretëria e Arabisë Saudite (më poshtë i referuar si “Fondi”), i përfaqësuar nga SH.T. z. Mohammed A. Aljenaidel, Drejtor i Përgjithshëm, Departamenti Ligjor; dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.