Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9948, DATË 7.7.2008, “PËR SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË LIGJORE TË KRIJIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË MBI TOKËN BUJQËSORE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 99/2017, datë 9 nëntor 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
99/2017
Data e miratimit
9 nëntor 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 200, 17 nëntor 2017
Hyn në fuqi
2 dhjetor 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 200, datë 2017-11-17

LIGJ

Nr. 99/2017

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9948, DATË 7.7.2008, “PËR SHQYRTIMIN E

VLEFSHMËRISË LIGJORE TË KRIJIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË MBI TOKËN

BUJQËSORE”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të

pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 17, pika 1/1, shkronja “e”, fjalia e dytë ndryshohet si më poshtë:

“Afati i plotësimit të AMTP-ve përfundon në datën 31 dhjetor 2018.”.

Neni 2

Neni 18 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 18

Verifikimi i titujve të pronësisë, sipas dispozitave të këtij ligji, përfundon më 31 dhjetor 2018.”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 9.11.2017

Shpallur me dekretin nr. 10647, datë 15.11.2017, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir

Meta

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.