Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 105/2017, datë 30 nëntor 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
105/2017
Data e miratimit
30 nëntor 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 222, 19 dhjetor 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 222, datë 2017-12-19

LIGJ

Nr. 105/2017

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998, “PËR

TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhen këto

shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 11, pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:

“4. Ministri përgjegjës për finan cat dhe ministri apo institucioni që ka në fushën e

përgjegjësisë regjistrimin e pasurive të paluajtshme, përcaktojnë me udhëzim të përbashkët kushtet,

procedurat dhe metodologjinë për zbatimin e këtij neni.”.

Neni 2

Në nenin 18 bëhen këto ndryshime:

1. Pas shkronjës “f” shtohet shkronja “g” me këtë përmbajtje:

“g) strukturat akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas

përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të

regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “ brand name ”. Përjashtimi nga tatimi mbi fitimin, i

parashikuar sipas këtij paragrafi, aplikohet për një periudhë 10 -vjeçare për ato struktura, të cilat

përfitojnë statusin special deri në dhjetor 2024. Efektet e përjashtimit fillojnë në momentin e fillimit

të veprimtarisë ekonomike të strukturës akomoduese, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.