Ligj

PËR SHITBLERJEN E TOKËS BUJËSORE, LIVADHEVE DHE KULLOTAVE

Ligji nr. 7983, datë 27 korrik 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7983
Data e miratimit
27 korrik 1995
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 17, 14 gusht 1995
Hyn në fuqi
29 gusht 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 1995-08-14

LIGJ

Nr.7983, datë 27.7.1995

PËR SHITBLERJEN E TOKËS BUJËSORE, LIVADHEVE DHE KULLOTAVE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat krysore

kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ky ligj ka për qëllim rregullimin juridik të kalimit të pronësisë mbi tokën bujqësore, livadhet

dhe kullotat, nëpërmjet shitjes dhe blerjes.

Toka bujqësore, livadhet e kullotat pronë shtetërore, nuk mund të shiten deri në kompensimin

e ish-pronarëve, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në ligj.

Shitblerja e tokës bujqësore, livadheve e kullotave, bëhet me anën e kontratës së shitblerjes,

siç është parashikuar në Kodin Civil.

Neni 2

Për efekt të këtij ligji do të përdoren përkufizimet e mëposhtme:

“Tjetërsim” - Kalim i së drejtës së pronësisë së tokës bujqësore,

liva-dheve e kullotave nëpërmjet shitblerjes.

“Tokë bujqësore e familjes” - Toka bujqësore që i është dhënë në pronësi familjes sipas

dispozitave të ligjit nr.7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”.

“Livadh e kullotë e familjes” - Janë ato sipërfaqe që familja ka fituar në pronësi sipas

ligjit nr.7917, datë 13.4.1995 “Për livadhet dhe kullotat”.

Neni 3

Çdo kalim pronësie i tokës bujqësor e, livadheve e kullotave që është përfituar sipas ligjit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.