Për kërkesat e transparencës për emetuesit e titujve
Ligji nr. 80/2026, datë 23 korrik 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 80/2026
- Data e miratimit
- 23 korrik 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 175, 6 gusht 2026
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 175, datë 2026-08-06
LIGJ
Nr. 80/2026
PËR KËRKESAT E TRANSPARENCËS PËR EMETUESIT E TITUJVE1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti dhe fusha e zbatimit
1. Ky ligj përcakton kërkesat për publikimin e informacionit periodik dhe të vazhdueshëm për
emetuesit, titujt e të cilëve janë pranuar për tregtim në një treg të rregulluar që ndodhet ose që ushtron
veprimtari në Republikën e Shqipërisë apo brenda një shteti anëtar të Bashkimit Evropian.
2. Kërkesat e këtij ligji nuk zbatohen për kuotat e emetuara nga sipërmarrjet e investimeve
kolektive, të ndryshme nga ato me pjesëmarrje të mbyllur ose për kuotat që janë blerë, ose janë shitur
në sipërmarrje të tilla investimi kolektiv.
1 Ky ligj është përafruar plotësisht, me:
- direktivën 2004/109/EC e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 15 dhjetor 2004, “Për harmonizimin e kërkesave
për transparencën, në lidhje me informacionin për emetuesit, titujt e të cilëve janë të pranuar për tregtim në një treg të
rregulluar”, dhe që ndryshon direktivën 2001/34/EC;
- direktivën 2007/14/EC e Komisionit, datë 8 mars 2007, “Për përcaktimin e rregullave të detajuara për zbatimin e disa
dispozitave të direktivës 2004/109/EC, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 15 dhjetor 2004, ‘Për harmonizimin
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.