Akt normativ

Për një shtesë në ligjin nr.7746, datë 28.7.1993 “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, të ndryshuar

Akti normativ nr. 2/2010, datë 16 qershor 2010, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Numri
2/2010
Data e miratimit
16 qershor 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 77, 2 korrik 2010
Hyn në fuqi
2 korrik 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 77, datë 2010-07-02

AKT NORMATIV

Nr.2, datë 16.6.2010

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7746, DATË 28.7.1993 “PËR HIDROKARBURET

(KËRKIMI DHE PRODHIMI)”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë,

Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Pas shkronjës “c” të pikës 2 të nenit 12 të ligjit nr.7746, datë 28.7.1993 “Për

hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, të ndryshuar, shtohet shkronja “ç”, me këtë përmbajtje:

“ç) “Marrëveshja Albpetrol” lejon Albpetrolin (“Albpetrol” sh.a.), të tregtojë produktet

hidrokarbure për tregun vendas apo për eksport sipas çmimit të bursës ndërkomb ëtare për

hidrokarburet. Ministria, që drejton veprimtarinë, miraton procedurat e tregtimit të

hidrokarbureve për këtë qëllim.”.

Neni 2

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.