Akt normativ

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10 142, datë 15.5.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të forcave të armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”

Akti normativ nr. 5/2010, datë 10 nëntor 2010, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Numri
5/2010
Data e miratimit
10 nëntor 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 161, 6 dhjetor 2010
Hyn në fuqi
6 dhjetor 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 161, datë 2010-12-06

AKT NORMATIV

Nr.5, datë 10.11.2010

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.10 142, DATË 15.5.2009 “PËR

SIGURIMIN SHOQËROR SUPLEMENTAR TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË

ARMATOSURA, TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT, TË GARDËS SË

REPUBLIKËS, TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT, TË POLICISË SË

BURGJEVE, TË POLICISË SË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE TË SHPËTIMIT E TË

PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT TË KONTROLLIT TË BRENDSHËM NË REPUBLIKËN E

SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i

Ministrave

VENDOSI:

Në ligjin nr.10 142, datë 15.5.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të

Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit

Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të

punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, bëhen këto

ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

1. Në pikën 2 të nenit 4, paragrafi i dytë dhe i tretë ndryshohen, si më poshtë vijon:

“Për efekt të llogaritjes së përfitimeve:

a) Paga referuese neto është paga që rezulton pas zbritjes, nga paga referuese, të kontributit të

detyrueshëm të sigurimit shoqëror dhe shëndetësor plus tatimin mbi të ardhurat personale plus

kontributin suplementar, sipas këtij ligji, të cilat mbahen nga paga.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.