PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 61/2012, “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 108/2017, datë 30 nëntor 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 108/2017
- Data e miratimit
- 30 nëntor 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 222, 19 dhjetor 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 222, datë 2017-12-19
LIGJ
Nr. 108/2017
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 61/2012, “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
Neni 1
Kreu IX/1 “Pijet energjike” dhe nenet 77/1 dhe 77/2 shfuqizohen.
Neni 2
Në nenin 78, pas pikës 5 shtohet pika 6 me këtë përmbajtje:
“6. Nikotinë lëng, që klasifikohet në kodet 3824 99 56 dhe 3824 99 57 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, që përdoret për mbushjen e cigareve elektronike të klasifikuara në kodet e 8543 70 90 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave dhe për krijimin e një procesi tymosjeje.”.
Neni 3
Pas nenit 80 shtohet neni 80/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 80/1
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.