PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 107/2017, datë 30 nëntor 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 107/2017
- Data e miratimit
- 30 nëntor 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 222, 19 dhjetor 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 222, datë 2017-12-19
LIGJ
Nr. 107/2017
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 92/2014, “PËR TATIMIN
MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 49, pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:
“4. Përjashtimisht sa përcaktohet në pikën 3, të këtij neni, shkalla e reduktuar e tatimit mbi
vlerën e shtuar 6 % aplikohet për çdo furnizim shërbimi të ofruar brenda strukturave akomoduese
“Hotel/Resort me pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legji slacionin e fushës së turizmit
dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”.
Kushtet, kriteret dhe procedurat për zbatimin e kësaj pike përcaktohen me vendim të
Këshillit të Ministrave.”.
Neni 2
Në nenin 107, pika 5 ndryshohet si më poshtë:
“5. Këshilli i Ministrave ka të drejtë të caktojë, me vendim, që për ndonjë kategori personash
të tatueshëm, periudha tatimore të jetë më e gjatë se një muaj, por jo më e gjatë se një vit
kalendarik.”.
Neni 3
Në nenin 109, në fund të pikës 2 shtohet fjalia me këtë përmbajtje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.