Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9975, DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 104/2017, datë 30 nëntor 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
104/2017
Data e miratimit
30 nëntor 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 222, 19 dhjetor 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 222, datë 2017-12-19

LIGJ

Nr. 104/2017

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9975, DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT

KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, bëhen këto

ndryshime:

Neni 1

Në nenin 2, pika 5, fjalët “autovetura deri në 4+1” zëvendësohen me fjalët

“autovetura deri në 6+1”.

Neni 2

Në nenin 11, pika 1, shkronja “ç” ndryshohet si më poshtë:

“ç) tarifa për veprime e shërbime të administratës së Ministrisë së Drejtësisë, prokurorisë dhe

noterisë;”.

Neni 3

Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 janar 2018, me përjashtim të nenit

2, që hyn në fuqi më 1 qershor 2018.

Miratuar në datën 30.11.2017

Shpallur me dekretin nr. 10685, datë 15.12.2017, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir

Meta

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.