Ligj

PËR RATIFIKIMIN E DOKUMENTEVE NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË MODERNIZIMIT TË ASISTENCËS SOCIALE, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR. 84/2012

Ligji nr. 113/2017, datë 14 dhjetor 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
113/2017
Data e miratimit
14 dhjetor 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 232, 28 dhjetor 2017
Hyn në fuqi
12 janar 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 232, datë 2017-12-28

LIGJ

Nr. 113/2017

PËR RATIFIKIMIN E DOKUMENTEVE NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË MODERNIZIMIT TË ASISTENCËS SOCIALE, RATIFIKUAR ME LIGJIN

NR. 84/2012

Në mbështetje të neneve 78, 83, pikat 1 dhe 2, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohen dokumentet ndryshuese të marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin e projektit të modernizimit të asistencës sociale, ratifikuar me ligjin nr. 84/2012, sipas teksteve që i bashkëlidhen këtij ligji dhe janë pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 14.12.2017

Shpallur me dekretin nr. 10704, datë 26.12.2017, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

Banka Botërore | Zyra e Grupit të Bankës Botërore

IBRD-IDA - Grupi i Bankës Botërore | Praterstrasse 31/21

| Vienna, Austria, 1020

Ellen Goldstein

Drejtore për Vendin, Rajonin e Ballkanit

dhe Azisë Qendrore

6 shkurt 2017

Sh.t. Arben Ahmetaj

Ministër i Financave

Ministria e Financave

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Nr. 4, Tiranë

Republika e Shqipërisë

Lënda: Republika e Shqipërisë: Projekti për Modernizimin e Asistencës Sociale

(Numri i Huas: 8141-AL)

Zgjatje e datës së mbylljes

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.