PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN NDËRKOMBËTARE PËR VAJIN E ULLIRIT DHE ULLINJTË E TAVOLINËS, 2015
Ligji nr. 112/2017, datë 14 dhjetor 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 112/2017
- Data e miratimit
- 14 dhjetor 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 232, 28 dhjetor 2017
- Hyn në fuqi
- 12 janar 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 232, datë 2017-12-28
LIGJ
Nr. 112/2017
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN NDËRKOMBËTARE PËR VAJIN E ULLIRIT DHE ULLINJTË E TAVOLINËS, 2015
Në mbështetje të neneve 78,83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në marrëveshjen ndërkombëtare për vajin e ullirit dhe ullinjtë e tavolinës, 2015, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ligji nr. 10028, datë 11.12.2008, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërkombëtare për ullirin dhe vajin e ullirit”, shfuqizohet.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 14.12.2017
Shpallur me dekretin nr. 10703, datë 26.12.2017 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
MARRËVESHJE NDËRKOMBËTARE
PËR VAJIN E ULLIRIT DHE ULLINJTË E TAVOLINËS, 2015
KAPITULLI I
OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM
Neni 1
Objektivat e Marrëveshjes
1. Në lidhje me standardizimin dhe kërkimin:
- Të synojë të arrijë uniformitet në legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar në lidhje me karakteristikat fiziko-kimike dhe organoleptike të vajrave të ullirit, vajrave të bërsisë së ullirit dhe ullinjve të tavolinës, me qëllim parandalimin e ndonjë pengese ndaj tregtisë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.