Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10 190, datë 26.11.2009 “Për buxhetin e vitit 2010”, të ndryshuar
Akti normativ nr. 6/2010, datë 22 dhjetor 2010, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Numri
- 6/2010
- Data e miratimit
- 22 dhjetor 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 173, 24 dhjetor 2010
- Hyn në fuqi
- 24 dhjetor 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 173, datë 2010-12-24
AKT NORMATIV
Nr.6, datë 22.12.2010
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.10 190, DATË 26.11.2009 “PËR BUXHETIN E VITIT 2010”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës dhe të nenit 46 të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr.10 190, datë 26.11.2009 “Për buxhetin e vitit 2010”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Neni 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 6
Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të pronarëve, për vitin 2010 është:
Të ardhurat gjithsej | 1 750 milionë lekë;
Nga të cilat: |
- të ardhura të tjera | 1 400 milionë lekë;
- transferimet nga Buxheti i Shtetit | 350 milionë lekë;
Shpenzimet | 1 750 milionë lekë.”.
Neni 2
Në nenin 10 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në paragrafin e parë, shifrat ndryshojnë, si më poshtë vijon:
“Shpenzimet e Buxhetit të Shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:
Shpenzime korente | 221 839 milionë lekë;
Shpenzimet kapitale | 71 045 milionë lekë;
Fondi rezervë | 2 500 milionë lekë;
Fondi i kontigjencës | 2 730 milionë lekë;
Fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve | 4 278 milionë lekë.”
2. Tabela 1, që përmendet në këtë nen, zëvendësohet me tabelën me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij akti normativ.
3. Në fund të nenit shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.