Ligj

PËR NDIHMËN JURIDIKE TË GARANTUAR NGA SHTETI

Ligji nr. 111/2017, datë 14 dhjetor 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
111/2017
Data e miratimit
14 dhjetor 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 241, 31 dhjetor 2017
Hyn në fuqi
1 qershor 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 241, datë 2017-12-31

LIGJ

Nr. 111/2017

PËR NDIHMËN JURIDIKE TË GARANTUAR NGA SHTETI

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj përcakton format, kushtet, procedurën dhe rregullat për organizimin dhe administrimin e

ndihmës juridike të garantuar nga shteti, me qëllim mbrojtjen e të drejtave themelore të individit dhe të

interesave të ligjshëm të tij.

Neni 2

Qëllimi i ligjit

Ky ligj ka si qëllim:

a) të krijojë një sistem për organizimin dhe ofrimin e ndihmës juridike falas për të siguruar akses të

barabartë të të gjithë individëve në sistemin e drejtësisë;

b) të sigurojë mirorganizimin, miradministrimin dhe mirëfunksionimin e institucioneve shtetërore

përgjegjëse për administrimin e ndihmës juridike;

c) të sigurojë ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike në mënyrë profesionale, cilësore, efiçente dhe

efektive.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

a) “Ndihmë juridike” është shërbimi juridik falas dhe shërbimet e tjera të parashikuara në këtë ligj, për

personat që përmbushin kriteret e këtij ligji, të cilat garantohen dhe financohen nga shteti.

b) “Ndihmë juridike parësore” është:

i) dhënia e informacioneve në lidhje me sistemin ligjor të Republikës së Shqipërisë, aktet normative në

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.