Ligj

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 93/2015, “PËR TURIZMIN”

Ligji nr. 114/2017, datë 18 dhjetor 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
114/2017
Data e miratimit
18 dhjetor 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 232, 28 dhjetor 2017
Hyn në fuqi
12 janar 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 232, datë 2017-12-28

LIGJ

Nr. 114/2017

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 93/2015, “PËR TURIZMIN”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 93/2015, “Për turizmin” bëhen këto shtesa:

Neni 1

Në nenin 4, “Përkufizime”, pas pikës 52 shtohen pikat 53, 54 dhe 55 me këtë përmbajtje:

“53. “Strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special” nënkupton strukturën akomoduese, që përfshin hotelin dhe/ose resortin me 4 ose 5 yje, e cila përmbush kriteret e përcaktuara në nenin 33/2 të këtij ligji.

54. “Investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special” nënkupton subjektin, i cili financon ndërtimin dhe/ose merr përsipër ndërtimin e strukturave akomoduese me 4 ose 5 yje, status special, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, i cili përmbush kriteret e përcaktuara në nenin 33/1 të këtij ligji.

55. “Operator menaxhues në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special” nënkupton grupin hotelier, i cili merr përsipër operimin dhe menaxhimin e një strukture akomoduese me 4 ose 5 yje, status special, drejtpërdrejt apo nëpërmjet kontratave “franchising” apo kontratave të tjera, të ngjashme me këtë të fundit.”.

Neni 2

Pas nenit 33 shtohen nenet 33/1 dhe 33/2 me këtë përmbajtje:

“Neni 33/1

Investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.