Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 82/2024, “Për Policinë e Shtetit”

Ligji nr. 90/2026, datë 23 korrik 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
90/2026
Data e miratimit
23 korrik 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 176, 7 gusht 2026
Hyn në fuqi
22 gusht 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 176, datë 2026-08-07

LIGJ

Nr. 90/2026

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 82/2024,

“PËR POLICINË E SHTETIT”

Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 82/2024, “Për Policinë e Shtetit” bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 46 bëhen ndryshimet si më poshtë:

1. Pas pikës 2 shtohet pika 2/1 me këtë përmbajtje:

“2/1. Shërbimet e Policisë së Shtetit organizohen në departamente, drejtori qendrore dhe vendore,

struktura të veçanta, struktura tekniko-shkencore, teknologjike dhe të informacionit, komisariate,

sektorë, njësi dhe stacione policore, që e ushtrojnë veprimtarinë në nivel qendror dhe vendor sipas

shpërndarjes territoriale, në varësi të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit

garanton që këto shërbime të mbështeten me kapacitete njerëzore, financiare, administrative,

operacionale dhe logjistike për ushtrimin e shërbimeve policore në secilin nivel organizativ.”.

2. Pika 3 shfuqizohet.

3. Pika 4 shfuqizohet.

4. Pika 6 ndryshohet, si më poshtë:

“6. Numri i personelit të Policisë së Shtetit miratohet nga Këshilli i Ministrave me propozim të

ministrit.”.

Në nenin 48, pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Departamenti është strukturë administrativo-operacionale dhe organizohet në nivel qendror.”.

Neni 2

Neni 3

Në nenin 49 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.