LigjI shfuqizuar

PËR KRIJIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË DIASPORËS

Ligji nr. 115/2017, datë 18 dhjetor 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 25 janar 2024.

Numri
115/2017
Data e miratimit
18 dhjetor 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 232, 28 dhjetor 2017
Hyn në fuqi
12 janar 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 232, datë 2017-12-28

LIGJ

Nr. 115/2017

PËR KRIJIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË DIASPORËS

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton krijimin, misionin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të

Diasporës.

Neni 2

Misioni

Agjencia Kombëtare e Diasporës ka për mision zhvillimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit

institucional me diasporën, nëpërmjet:

a) përmirësimit të pozitës së diasporës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të saj, aty ku

gjendet;

b) ofrimit të ndihmës për ruajtjen e gjuhës dhe trashëgimisë kulturore kombëtare;

c) nxitjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendit të origjinës dhe diasporës;

ç) bashkëpunimit për prosperitetin, paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror të të

gjithë kombit.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Agjencia Kombëtare e Diasporës”, në vijim “Agjencia”, është organi shtetëror përgjegjës për

marrëdhëniet me diasporën.

2. “Diaspora” përfshin:

a) komunitetet e hershme shqiptare në botë;

b) çdo person i lindur në Shqipëri, që banon në mënyrë të përhershme jashtë kufijve të saj;

c) çdo person, me origjinë shqiptare, i lindur dhe që banon në mënyrë të përhershme jashtë

kufijve të Shqipërisë.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 16 mars 2021 · 35/2021 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 115/2017, “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”
  2. 25 janar 2024 · 7/2024 · Për shfuqizimin e ligjit nr. 115/2017, “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.