Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 7651, DATË 21.12.1992, “PËR FESTAT ZYRTARE E DITËT PËRKUJTIMORE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 1/2018, datë 25 janar 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
1/2018
Data e miratimit
25 janar 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 12 shkurt 2018
Hyn në fuqi
27 shkurt 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 2018-02-12

LIGJ

Nr. 1/2018

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 7651, DATË 21.12.1992, “PËR FESTAT ZYRTARE E DITËT PËRKUJTIMORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7651, datë 21.12.1992, “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 1, shkronja b/1 ndryshohet si më poshtë:

“b/1) 5 shtatori - Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 25.1.2018

Shpallur me dekretin nr. 10719, datë 6.2.2018, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.