PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR NEGOCIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS NDËRMJET SHTETIT SHQIPTAR DHE SHOQËRIVE “CENGIZ CONSTRUCTION & KALYON & KOLIN CONSTRUCTION”, ME OBJEKT PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN, OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE MENAXHIMIN E AEROPORTIT TË VLORËS
Ligji nr. 4/2018, datë 1 shkurt 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 4/2018
- Data e miratimit
- 1 shkurt 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 26, 28 shkurt 2018
- Hyn në fuqi
- 15 mars 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 2018-02-28
LIGJ
Nr. 4/2018
PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR NEGOCIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS NDËRMJET SHTETIT SHQIPTAR DHE SHOQËRIVE “CENGIZ CONSTRUCTION & KALYON & KOLIN CONSTRUCTION”, ME OBJEKT PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN, OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN
DHE MENAXHIMIN
E AEROPORTIT TË VLORËS
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1 e 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj përcakton procedurën e veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës ndërmjet shtetit shqiptar dhe shoqërive “Cengiz Construction & Kalyon & Kolin Construction”, me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e aeroportit të Vlorës.
Neni 2
Procedura e negocimit
Procedura e negocimit për lidhjen e kontratës do të ndiqet nga komisioni i negocimit të kontratës, i ngritur me urdhër të Kryeministrit, i cili kryesohet nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe në përbërje të tij ka anëtarë, përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Avokatura e Shtetit, Autoriteti i Aviacionit Civil dhe përfaqësues nga institucione të tjera që gjykohen të nevojshme, i cili fillon negociatat brenda 45 ditëve nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.