Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 111/2012 “PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË BURIMEVE UJORE”

Ligji nr. 6/2018, datë 8 shkurt 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
6/2018
Data e miratimit
8 shkurt 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 30, 7 mars 2018
Hyn në fuqi
22 mars 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2018-03-07

LIGJ

Nr. 6/2018

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 111/2012 “PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË BURIMEVE UJORE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore” bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 4 bëhen këto ndryshime:

1. Në pikat 1, 15, 31, 32, 33, 61 dhe 64, fjalët “nr. 10 431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit” zëvendësohen me fjalët “për mbrojtjen e mjedisit”.

2. Pika 8 ndryshohet si më poshtë:

“8. “Brigjet” janë rripat anësorë të tokës përgjatë deteve, liqeneve, rezervuarëve, lagunave dhe pellgjeve, si dhe përgjatë rrjedhës së shtratit të lumenjve e përrenjve.”.

3. Në pikën 18, fjalët “ligjin nr. 9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”” zëvendësohen me fjalët “ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat”.

4. Në pikat 22, 24 dhe 42, fjalët “nr. 10 081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” zëvendësohen me fjalët “për licencat, autorizimet dhe lejet”.

5. Në pikën 23, fjalët “ligjit nr. 10 448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”” zëvendësohen me fjalët “ligjit për lejet e mjedisit”.

6. Në pikën 25, pas fjalëve “për mbrojtjen e mjedisit” shtohen fjalët “, dhe ashtu siç mund të ndryshojë”.

7. Pikat 29 dhe 30 shfuqizohen.

8. Pika 42 ndryshohet si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.