Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 43/2015, “PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE”

Ligji nr. 7/2018, datë 15 shkurt 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7/2018
Data e miratimit
15 shkurt 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 32, 9 mars 2018
Hyn në fuqi
24 mars 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 32, datë 2018-03-09

LIGJ

Nr. 7/2018

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 43/2015, “PËR SEKTORIN E

ENERGJISË ELEKTRIKE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike” bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 3 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

1. Pika 50 ndrysh ohet si më poshtë:

“50. “Operimi i tregut ” është veprimtaria që kryen operatori i tregut për organizimin dhe operimin

e tregut të energjisë elektrike të ditës në avancë dhe të tregut të energjisë elektrike brenda së njëjtës ditë.”.

2. Pika 51 ndrysh ohet si më poshtë:

“51. “Operatori i tregut” është subjekti i licencuar nga ERE për organizimin dhe operimin e tregut

të ditës në avancë dhe të tregut brenda së njëjtës ditë.”.

3. Pas pikës 88 shtohen pikat 89 , 90 dhe 91 me këtë përmbajtje:

“89. “Tregu i ditës në avancë” është tregu i energj isë elektrike, ku paraqitja e kërkesave dhe ofertave

mund të bëhet ditën para asaj të livrimit, në intervalin kohor nga një orë e caktuar nga operatori i tregut

deri në mbylljen e portës.

90. “Tregu brenda së njëjtës di të” është tregu i energjisë elektrike për tregtimin e vazhdueshëm të

produkteve, ku paraqitja e kërkesave dhe ofertave mund të bëhet deri në një orë para livrimit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.