Ligj

PËR RATIFIKIMIN E TRAKTATIT QË THEMELON KOMUNITETIN E TRANSPORTIT

Ligji nr. 8/2018, datë 26 shkurt 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8/2018
Data e miratimit
26 shkurt 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 36, 16 mars 2018
Hyn në fuqi
31 mars 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 36, datë 2018-03-16

LIGJ

Nr. 8/2018

PËR RATIFIKIMIN E TRAKTATIT QË THEMELON KOMUNITETIN

E TRANSPORTIT

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet traktati që themelon Komunitetin e Transportit, sipas tekstit bashkëlidhur.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 26.2.2018

Shpallur me dekretin nr. 10738, datë 12.3.2018, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

2 qershor 2017

TRAKTATI QË THEMELON KOMUNITETIN E TRANSPORTIT

Palët që janë:

Bashkimi Evropian, që në vijim në dokument do të referohen si “Bashkimi” ose “Bashkimi Evropian”,

dhe

Palët e Evropës Juglindore, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë, Kosova (këtu e më poshtë referuar si Kosova), Mali i Zi, Serbia,

dhe të gjitha palët përmendur më sipër do të referohen në vijim në këtë dokument së bashku si “Palët kontraktuese”,

duke u bazuar në punën e kryer në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit mbi zhvillimin e Rrjetit Kryesor Rajonal të Transportit të Evropës Juglindore, të nënshkruar në Luksemburg, më 11 qershor 2004; dhe

duke vërejtur se ky Memorandum Mirëkuptimi nuk do të jetë më i rëndësishëm;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.