PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË AUSTRISË PËR MBROJTJEN SHOQËRORE
Ligji nr. 14/2018, datë 29 mars 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 14/2018
- Data e miratimit
- 29 mars 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 51, 12 prill 2018
- Hyn në fuqi
- 27 prill 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 51, datë 2018-04-12
LIGJ
Nr. 14/2018
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË AUSTRISË PËR MBROJTJEN SHOQËRORE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë për mbrojtjen shoqërore, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 29.3.2018
Shpallur me dekretin nr. 10759, datë 11.4.2018, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
MARRËVESHJE
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË AUSTRISË
PËR MBROJTJEN SHOQËRORE
Republika e Shqipërisë dhe Republika e Austrisë, të cilat në vijim do të quhen “shtete kontraktuese”, me dëshirën për të rregulluar marrëdhëniet e tyre reciproke në fushën e mbrojtjes shoqërore, bien dakord për marrëveshjen në vijim.
PJESA I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Përkufizimi i termave
1. Në këtë marrëveshje, termat e poshtëshënuar përkufizohen si vijon:
1) “Dispozita ligjore”, ligjet, aktet nënligjore, statutet dhe gjithë dispozitat e tjera të zbatueshme, të cilat u referohen degëve të Mbrojtjes Shoqërore, të përcaktuara në paragrafin 1, të nenit 2 të kësaj Marrëveshjeje;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.