PËR STATISTIKAT ZYRTARE
Ligji nr. 17/2018, datë 5 prill 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 17/2018
- Data e miratimit
- 5 prill 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 59, 26 prill 2018
- Hyn në fuqi
- 11 maj 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 59, datë 2018-04-26
LIGJ
Nr. 17/2018
PËR STATISTIKAT ZYRTARE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Objekti
1. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i kornizës ligjore për mbledhjen, përpunimin, zhvillimin dhe shpërndarjen e statistikave zyrtare në Republikën e Shqipërisë, parimeve statistikore, koordinimit të Sistemit Kombëtar Statistikor dhe çështjeve të tjera që lidhen me statistikat zyrtare.
2. Ky ligj përfshin të gjitha aktivitetet statistikore që zbatohen nga organet e ngarkuara për prodhimin e statistikave zyrtare, lidhur me fushat e parashikuara në shtojcën 1 të këtij ligji.
Neni 2
Përkufizime dhe shkurtime
1. Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Statistika” është informacioni sasior dhe cilësor, i përmbledhur dhe përfaqësues që karakterizon një dukuri kolektive në një popullatë të dhënë.
b) “Statistika zyrtare” është informacioni sasior dhe përfaqësues për situatën ekonomike, sociale dhe mjedisore në Shqipëri, i prodhuar nga INSTAT-i dhe agjencitë statistikore, në kuadër të programit të statistikave zyrtare.
c) “Prodhues të statistikave zyrtare” janë INSTAT-i, Banka e Shqipërisë dhe autoritetet e tjera publike, të autorizuara të prodhojnë dhe të publikojnë statistika zyrtare, sipas programit të statistikave zyrtare lidhur me fushat e përcaktuara në shtojcën 1 të këtij ligji.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.