Ligj

PËR DIASPORËN

Ligji nr. 16/2018, datë 5 prill 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 18 dhjetor 2025.

Numri
16/2018
Data e miratimit
5 prill 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 56, 20 prill 2018
Hyn në fuqi
5 maj 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 56, datë 2018-04-20

LIGJ

Nr. 16/2018

PËR DIASPORËN

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Ku shtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj ka për objekt përcaktimin e rregullave për:

a) kompetencat e autoriteteve shtetërore përgjegjëse për marrëdhëniet me diasporën;

b) mënyrën e mbajtjes, të forcimit dhe realizimit të lidhjeve të diasporës me vendin e origjinës;

c) krijimin e Këshillit Koordinues të Diasporës;

ç) dhënien e çmimeve kombëtare në fushën e marrëdhënieve ndërmjet vendit të origjinës dhe

diasporës;

d) ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar , gjuhësor, kulturor e arsimor të pjesëtarëve të

diasporës dhe lidhshmërinë e tyre me institucionet shtetërore në vendin e origjinës.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëpos htëm kanë këto kuptime:

1. “Agjencia Kombëtare e Diasporës”, në vijim “A gjencia”, është organi shtetëror përgjegjës për

marrëdhëniet me diasporën.

2. “Diaspora” përfshin:

a) komunitetet e hershme shqiptare në botë;

b) çdo person, i cili është lindur në Shqipëri dhe jeton jashtë kufijve të saj;

c) çdo person që gëzon origjinë shqiptare, i cili ka lindur jashtë kufijve të Shqipërisë, mban lidhje

gjuhësore, kulturore e të traditës në vazhdimësi dhe që ka dëshirë të ruajë lidhjet me Shqipërinë.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 16 korrik 2020 · 92/2020 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 16/2018 "Për Diasporën"
  2. 18 dhjetor 2025 · 93/2025 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 16/2018, “Për diasporën”, i ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.