PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT SHTESË 5 TË MARRËVESHJES PËR AMENDIMIN DHE ADERIMIN NË MARRËVESHJEN E TREGTISË SË LIRË TË EVROPËS QENDRORE
Ligji nr. 18/2018, datë 5 prill 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 18/2018
- Data e miratimit
- 5 prill 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 59, 26 prill 2018
- Hyn në fuqi
- 11 maj 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 59, datë 2018-04-26
LIGJ
Nr. 18/2018
PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT SHTESË 5 TË MARRËVESHJES PËR AMENDIMIN DHE ADERIMIN NË MARRËVESHJEN E TREGTISË SË LIRË TË EVROPËS QENDRORE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet protokolli shtesë 5 i marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, sipas tekstit dhe anekseve që i bashkëlidhen këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 5.4.2018
Shpallur me dekretin nr. 10770, datë 23.4.2018, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
DRAFT PËRFUNDIMTAR 1.11.2016
PROTOKOLL SHTESË 5
I MARRËVESHJES PËR AMENDIMIN DHE ADERIMIN NË MARRËVESHJEN
E TREGTISË SË LIRË TË EVROPËS QENDRORE
Preambul
Duke pasur parasysh konkluzionet e Këshillit Ministror më 21 nëntor 2014, mbi theksin e vënë për rëndësinë e ndërmarrjes së përpjekjeve që synojnë thellimin e zbatimit të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (më poshtë e referuar si “CEFTA 2006”) dhe duke pasur parasysh dispozitat e neneve 12, 13 dhe 14(4) të CEFTA 2006;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.