Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, REPUBLIKËS SË ITALISË DHE KOMISIONIT EUROPIAN PËR PROGRAMIN INTERREG V-B ADRIATIKO-JONIAN (ADRION) 2014-2020

Ligji nr. 21/2018, datë 12 prill 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
21/2018
Data e miratimit
12 prill 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 63, 3 maj 2018
Hyn në fuqi
18 maj 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 63, datë 2018-05-03

LIGJ

Nr. 21/2018

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË, REPUBLIKËS SË ITALISË DHE KOMISIONIT EUROPIAN PËR

PROGRAMIN INTERREG V-B ADRIATIKO-JONIAN (ADRION) 2014-2020

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe

Komisionit Europian për programin Interreg V-B Adriatiko-Jonian (ADRION) 2014-2020, sipas tekstit që i

bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 12.4.2018

Shpallur me dekretin nr. 10773, datë 23.4.2018 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir

Meta

MARRËVESHJE FINANCIMI

për Programin “Interreg V-B Adriatik-Jonian”

CCI 2014TC16M4TN002

KUSHTET E VEÇANTA

Komisioni Evropian, në vijim i referuar si “Komisioni”, i cili vepron në emër të Bashkimit Evropian, në

vijim i referuar si “Unioni”,

nga njëra anë, dhe

Qeveria e Shqipërisë, në vijim e referuar si “përfituesi IPA II”, ose “Shqipëria”, e përfaqësuar nga

Këshilli i Ministrave

nga ana tjetër, dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.