PËR STREHIMIN SOCIAL
Ligji nr. 22/2018, datë 3 maj 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 22 qershor 2023.
- Numri
- 22/2018
- Data e miratimit
- 3 maj 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 79, 30 maj 2018
- Hyn në fuqi
- 30 nëntor 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 79, datë 2018-05-30
LIGJ
Nr. 22/2018
PËR STREHIMIN SOCIAL
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti dhe qëllimi
Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregulla ve dhe procedurave administrative për mënyrat e
planifikimit, sigurimit, administrimit dhe të shpërndarjes së programeve sociale për strehimin, me qëllim
krijimin e mundësive për strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm, duke u mbështetur në aftësitë
paguese të familjeve që kanë nevojë për strehim dhe në ndihmën e institucioneve shtetërore përgjegjëse.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëpo shtëm kanë këto kuptime:
1. “Aftësi paguese” është tërësia e mjeteve financiare që një familje mund të përdorë për pagesën e
qirave ose të kësteve të kredive, në raport me të ardhurat familjare, në masën e përcaktuar në këtë ligj.
2. “Administrator shoqëror” ka të njëjtin kuptim siç përkufizohet në legjislacionin në fuqi për ndihmën
dhe shërbimet shoqërore.
3. “Azilkërkues” ka të njëjtin kuptim siç përkufizohet në legjislacionin për azilin në Republikën e
Shqipërisë.
4. “Banesë” është bashkësia e mjediseve ose mjedisi i vetëm që ka hyrje të pavarur (derë) dhe dalje në
rrugën publike.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 22 qershor 2023 · 48/2023 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 22/2018, "Për strehimin social"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.