PËR KONTABILITETIN DHE PASQYRAT FINANCIARE
Ligji nr. 25/2018, datë 10 maj 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 23 korrik 2026.
- Numri
- 25/2018
- Data e miratimit
- 10 maj 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 79, 30 maj 2018
- Hyn në fuqi
- 1 janar 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 79, datë 2018-05-30
LIGJ
Nr. 25/2018
PËR KONTABILITETIN DHE PASQYRAT FINANCIARE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton parimet dhe rregullat e përgjithshme për hartimin dhe përbërësit e pasqyrave financiare, përcaktimin e standardeve kontabël të zbatueshme, si dhe mbajtjen e kontabilitetit.
Neni 2
Fusha e zbatimit
Ky ligj zbatohet nga:
a) njësitë ekonomike që kanë qëllime fitimprurëse, pavarësisht nga forma e tyre juridike ose nga kërkesat e veçanta ligjore që mund të zbatohen ndaj tyre;
b) njësitë ekonomike jofitimprurëse, me përjashtim të rasteve kur pasqyrat financiare dhe kontabiliteti i tyre janë subjekt i ligjeve ose i rregullimeve të veçanta.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Mbajtje e kontabilitetit” është regjistrimi kronologjik në ditar dhe në llogari i të gjitha veprimeve dhe fakteve ekonomike që i përkasin një njësie ekonomike.
2. “Sistem kontabël” është sistemi që përdoret për përcaktimin, marrjen në llogari, matjen, klasifikimin dhe paraqitjen e të dhënave financiare të veprimtarisë së një njësie ekonomike.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 23 korrik 2026 · 87/2026 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 25/2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.