Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 247, DATË 4.3.2010, “PËR KORNIZËN SHQIPTARE TË KUALIFIKIMEVE”

Ligji nr. 23/2018, datë 10 maj 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
23/2018
Data e miratimit
10 maj 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 79, 30 maj 2018
Hyn në fuqi
14 qershor 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 79, datë 2018-05-30

LIGJ

Nr. 23/2018

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 247, DATË 4.3.2010, “PËR KORNIZËN SHQIPTARE TË KUALIFIKIMEVE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Neni 1 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 1

Objekti

Ky ligj ka objekt përcaktimin e niveleve të KSHK-së, të tipave të kualifikimit, të objektivave, të funksioneve dhe të fushave, ku e shtrin juridiksionin e vet KSHK-ja, të strukturave përgjegjëse për drejtimin dhe zbatimin e KSHK-së, sipas përcaktimeve në këtë ligj, në bashkëpunim me ministritë përkatëse, institucionet e ndryshme të pushtetit qendror apo vendor, partnerët socialë dhe organizatat jofitimprurëse, që veprojnë për zhvillimin, ofrimin dhe përdorimin e kualifikimeve, si dhe në lidhjen e KSHK-së me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve dhe me Kornizën e Kualifikimeve të Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë.”.

Neni 2

Neni 2 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 2

Qëllimi

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.