PËR TRASHËGIMINË KULTURORE DHE MUZETË
Ligji nr. 27/2018, datë 17 maj 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 27/2018
- Data e miratimit
- 17 maj 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 86, 12 qershor 2018
- Hyn në fuqi
- 27 qershor 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 86, datë 2018-06-12
LIGJ
Nr. 27/2018
PËR TRASHËGIMINË KULTURORE DHE MUZETË1
Në mbështetje të neneve 59, pika 1, shkronja “ g”, 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin
e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
PJESA E PARË
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
TITULLI I
QËLLIMI DHE PARIME TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është ruajtj a, mbrojtja, vlerësimi dhe administrimi i trashëgimisë kulturore
kombëtare, trashëgimisë kulturore muzeore, peizazhit, si kontribues në ruajtjen e kujtesës kombëtare,
përfaqësimit material dhe të dukshëm të identitetit kombëtar, si shprehje e vlerave kulturore, si dhe nxitja
e zhvillimit kulturor në vend, duke siguruar dhe parandalimin e trajtimit të paligjshëm të objekteve
kulturore.
Neni 2
Objekti
Objekt i këtij ligj i është përcaktimi i rregullave, procedurave dhe autoriteteve shtetërore përgjegjëse
për ruajtjen, mbrojtjen, vlerësimin, administrimin e pasurive e të vlerave të trashëgimisë kulturore,
trashëgimisë kulturore muzeore, si dhe vlerave kombëtare të peizazhit, pavarësisht vendndodhjes së tyre
në territorin e Republikës së Shqipërisë
Neni 3
Parimet në trashëgiminë kulturore
1. Zbatimi i këtij ligji bazohet në krijimin e kushteve për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë
kulturore, të politikave të qëndrueshme të zhvillimit të saj dhe sigurimin e qasjeve të barabarta te qytetarët
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.