Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 34/2017 “PËR LIRIMIN E FREKUENCAVE TË DIXHITAL-DIVIDENTIT”

Ligji nr. 28/2018, datë 24 maj 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
28/2018
Data e miratimit
24 maj 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 87, 14 qershor 2018
Hyn në fuqi
29 qershor 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 87, datë 2018-06-14

LIGJ

Nr. 28/2018

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN

NR. 34/2017 “PËR LIRIMIN E FREKUENCAVE TË DIXHITAL-DIVIDENTIT”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Pika 3, e nenit 5, të kreut II, të ligjit nr. 34/2017 “Për lirimin e frekuencave të dixhital-

dividentit” ndryshohet si më poshtë:

“3. Masa e kompensimit financiar do të jetë 5 000 000 (pesë milionë) euro dhe do të financohet

nga të ardhurat e arkëtuara nga dhënia e autorizime ve individuale për përdorimin e frekuencave të

Dividentit Numerik 1.”.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 24.5.2018

Shpallur me dekretin nr. 10804, datë 7.6.2018 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.