Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR SHTESËN E FINANCIMIT PËR PROJEKTIN E BURIMEVE UJORE DHE UJITJES DHE TË MARRËVESHJES PËR NDRYSHIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË BURIMEVE UJORE DHE UJITJES

Ligji nr. 31/2018, datë 31 maj 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
31/2018
Data e miratimit
31 maj 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 87, 14 qershor 2018
Hyn në fuqi
29 qershor 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 87, datë 2018-06-14

LIGJ

Nr. 31/2018

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS

SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR SHTESËN E FINANCIMIT PËR PROJEKTIN E BURIMEVE UJORE DHE UJITJES DHE TË MARRËVESHJES PËR NDRYSHIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË BURIMEVE UJORE DHE UJITJES

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

1. Ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për shtesën e financimit për projektin e burimeve ujore dhe ujitjes, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ratifikimin e marrëveshjes për ndryshimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit të burimeve ujore dhe ujitjes, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 31.5.2018

Shpallur me dekretin nr. 10809, datë 8.6.2018 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

Banka Botërore

BANKA NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM

SHOQATA NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.