PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË HUAS DHE PROJEKTIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, E OPERATORIT TË SISTEMIT TË TRANSMETIMIT SHA, SI AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT, DHE KfW FRANKFURT AM MAIN PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “LINJA E TRANSMETIMIT 400 KILOVOLTË SHQIPËRI–KOSOVË (TIRANË–PRISHTINË)”, NËPËRMJET NJË HUAJE PREJ 42 000 000 EUROSH
Ligji nr. 29/2018, datë 31 maj 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 29/2018
- Data e miratimit
- 31 maj 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 87, 14 qershor 2018
- Hyn në fuqi
- 29 qershor 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 87, datë 2018-06-14
LIGJ
Nr. 29/2018
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES
SË HUAS DHE PROJEKTIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË
PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, E OPERATORIT TË SISTEMIT
TË TRANSMETIMIT SHA, SI AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT, DHE KfW
FRANKFURT AM MAIN PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “LINJA E
TRANSMETIMIT 400 KILOVOLTË SHQIPËRI–KOSOVË (TIRANË–PRISHTINË)”,
NËPËRMJET NJË HUAJE PREJ 42 000 000 EUROSH
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndryshuese e marrëvesh jes së huas dhe projektit ndërmjet Republikës
së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit sh.a.,
si agjencia e zbatimit të projektit, dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Linja e
transmetimit 400 kilovoltë Shqipëri–Kosovë (Tiranë–Prishtinë)”, nëpërmjet një huaje prej 42 000 000
(dyzet e dy milionë) eurosh, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 31.5.2018
Shpallur me dekretin nr. 10807, datë 8.6.2018 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
KfW Bankengruppe, Postfach 111141, 60046 Frankfurt am Main
Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.