Për zhvillimin dhe pjesëmarrjen e forcave ushtarake të britanisë së madhe në stërvitjen e përbashkët detare-amfibe “Albanian Lion, 2011”
Akti normativ nr. 2/2011, datë 29 prill 2011, nga Ministria e Mbrojtjes.
- Numri
- 2/2011
- Data e miratimit
- 29 prill 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 66, 28 maj 2011
- Hyn në fuqi
- 28 maj 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 66, datë 2011-05-28
AKT NORMATIV
Nr.2, datë 29.4.2011
PËR ZHVILLIMIN DHE PJESËMARRJEN E FORCAVE USHTARAKE TË BRITANISË SË MADHE NË STËRVITJEN E PËRBASHKËT DETARE-AMFIBE “ALBANIAN LION, 2011”
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, të shkronjës “c” të pikës 1 të nenit 14 të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005 “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Zhvillimin dhe pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Britanisë së Madhe në stërvitjen e përbashkët detare-amfibe “Albanian Lion, 2011” në kuadër të bashkëpunimit dypalësh.
Neni 2
Lejimin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të 3500 trupave ushtarake të Britanisë së Madhe.
Neni 3
Qëllimi i kësaj stërvitjeje është realizimi i operacioneve joluftarake të evakuimit (NEO-Non-Combatant Evacuation Operations) nëpërmjet detit dhe ajrit, duke përfshirë anije, helikopterë dhe mjete transporti.
Neni 4
Stërvitja zhvillohet në periudhën 27 maj - 3 qershor 2011, në rajonin e gjirit të Vlorës, në gadishullin e Karaburunit, ishullin e Sazanit, bazën e Porto-Palermos, bazën e Kuçovës.
Neni 5
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.