Për Shoqëritë Evropiane të Bashkëpunimit (SHEB)
Ligji nr. 77/2026, datë 23 korrik 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 77/2026
- Data e miratimit
- 23 korrik 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 175, 6 gusht 2026
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 175, datë 2026-08-06
LIGJ
Nr. 77/2026
PËR SHOQËRITË EVROPIANE TË BASHKËPUNIMIT (SHEB)1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton rregullat, kriteret dhe procedurat për themelimin, regjistrimin, organizimin e
brendshëm, funksionimin, administrimin, ristrukturimin dhe prishjen e shoqërive evropiane të
bashkëpunimit, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe të
drejtat e detyrimet e anëtarëve të tyre.
Neni 2
Fusha e zbatimit
Dispozitat e këtij ligji zbatohen për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit, që themelohen e
ushtrojnë veprimtarinë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Neni 3
Forma e shoqërisë evropiane të bashkëpunimit
1. Një shoqëri evropiane bashkëpunimi mund të themelohet brenda territorit të Republikës së
Shqipërisë në formën e një shoqërie evropiane të bashkëpunimit (në vijim SHEB) sipas kushteve dhe
mënyrës së përcaktuar në këtë ligj.
2. Kapitali i nënshkruar i një SHEB-i ndahet në kuota.
3. Numri i anëtarëve dhe kapitali i një SHEB-i janë të ndryshueshëm.
4. Me përjashtim të rasteve kur statuti i SHEB-it parashikon ndryshe, anëtarët e një SHEB-i do të
mbajnë përgjegjësi deri në vlerën e kontributit të nënshkruar prej tyre.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.