Akt normativ

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.10 355, DATË 2.12.2010 “PËR BUXHETIN E VITIT 2011”, TË NDRYSHUAR

Akti normativ nr. 4/2011, datë 14 dhjetor 2011, nga Këshilli i Ministrave.

Numri
4/2011
Data e miratimit
14 dhjetor 2011
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 162, 16 dhjetor 2011
Hyn në fuqi
16 dhjetor 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 162, datë 2011-12-16

AKT NORMATIV

Nr.4, datë 14.12.2011

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.10 355, DATË 2.12.2010 “PËR BUXHETIN E VITIT 2011”, TË

NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i

Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Neni 18 i ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010 “Për buxhetin e vitit 2011”, të ndryshuar, ndryshohet, si më

poshtë vijon:

“Neni 18

Kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të borxhit të shte tit dhe atij të garantuar të shtetit, në dobi

të palëve të treta përfituese, për vitit 2011, është 84 690 milionë lekë, i detajuar, si më poshtë vijon:

1. Për huamarrjen vjetore neto, deri në 29 312 milionë lekë.

2. Për huamarrjen neto për financimin e projekteve të huaja, deri në 45 800 milionë lekë.

3. Për rritjen vjetore të garancive të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, deri në 6 926 milionë

lekë.

4. Kufiri për rritjen vjetore të stokut të borxhit si rezultat i riskedulimit të borxheve të vjetra të huaja,

të papaguara, deri në 2 652 milionë lekë.”.

Neni 2

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.