Për një ndryshim në ligjin nr.10 418, datë 21.4.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”
Akti normativ nr. 5/2011, datë 28 dhjetor 2011, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Numri
- 5/2011
- Data e miratimit
- 28 dhjetor 2011
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 172, 31 dhjetor 2011
- Hyn në fuqi
- 31 dhjetor 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 172, datë 2011-12-31
AKT NORMATIV
Nr.5, datë 28.12.2011
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.10 418, DATË 21.4.2011 “PËR LEGALIZIMIN E
KAPITALIT DHE FALJEN E NJË PJESE TË BORXHIT TATIMOR DHE DOGANOR”
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Mini strit të Financave, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Në nenet 23 pika 1 shkronja “b”, dhe 35 të ligjit nr.10 418, da të 21.4.2011 “Për legalizimin e kapitalit
dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, data “. .. 31 dhjetor 2011 ...” zëvendësohet me “... 31
mars 2012 ...”.
Neni 2
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.