Ligj

PËR PRANIMIN E SKEDULIT CXLVI TË ZGJERIMIT TË LISTËS SË MARRËVESHJES SË TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, NË KUADËR TË ORGANIZATËS BOTËRORE TË TREGTISË

Ligji nr. 30/2018, datë 31 maj 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
30/2018
Data e miratimit
31 maj 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 88, 18 qershor 2018
Hyn në fuqi
3 korrik 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 88, datë 2018-06-18

LIGJ

Nr. 30/2018

PËR PRANIMIN E SKEDULIT CXLVI

TË ZGJERIMIT TË LISTËS SË MARRËVESHJES SË TEKNOLOGJISË SË

INFORMACIONIT, NË KUADËR TË ORGANIZATËS BOTËRORE TË TREGTISË

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, si dhe të nenit 18, të ligjit nr.

43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

1. Pranimin e skedulit CXLVI të zgjerimit të listës së marrëveshjes së teknologjisë së informacionit,

në kuadër të Organizatës Botërore të Tregtisë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

2. Zbatimi i skedulit CXLVI do të bëhet nëpërmjet ndryshimeve të ligjit nr. 9981, datë 8.9.2008, “Për

miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 31.5.2018

Shpallur me dekretin nr. 10808, datë 8.6.2018 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

Zgjerim i Marrëveshjes së Teknologjisë

së Informacionit (ITA)

Skeduli CXLVI – SHQIPËRI

Kjo shtojcë është origjinale vetëm

në gjuhën angleze

PJESA I

TARIFAT KOMBËTARE MË TË PREFERUARA PJESA II – Produkte të tjera

Shënime:

Koncesionet për produktet e mbuluara nga “Dekla rata për Zgjerimin e Tregtisë për Produktet e

Teknologjisë së Informacionit” (WT/L/956) do të zbatohen si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.