PËR FONDIN SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS
Ligji nr. 32/2018, datë 7 qershor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 32/2018
- Data e miratimit
- 7 qershor 2018
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 88, 18 qershor 2018
- Hyn në fuqi
- 3 korrik 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 88, datë 2018-06-18
LIGJ
Nr. 32/2018
PËR FONDIN SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Ku shtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni l
Objekti
Ky ligj ka për objekt përcaktimin e rregullave për organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë së
Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.
Neni 2
Misioni
Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës ka për mision sigurimin dhe shpërndarjen e mjeteve
financiare, në kuadrin e nxitjes së zhvillimit social-ekonomik e kulturor, bazuar në strategjinë kombëtare për
diasporën, nëpërmjet promovimit, inkurajimit dhe nxit jes së prirjeve filantropike dhe investimeve në
mbështetje të zhvillimit të diasporës në Republikën e Shqipërisë e jashtë saj.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëpos htëm kanë këto kuptime:
a) “Donacione” është ofrimi i fondeve, financimeve ose bazës materiale përmes një kontrate ose
marrëveshjeje për të mbështetur përmbushjen e misionit e të projekteve të realizuara nga FSHZHD-ja.
b) “Donator” janë të gjitha institucionet bankar e dhe institucionet financiare jobankare, kombëtare
dhe ndërkombëtare, publike apo private, që financojnë projekte zhvillimi për t’u zbatuar nga FSHZHD-ja.
c) “Filantropi” është dhënia e kontributit për promovimin e mirëqenies, të zhvillimit social-ekonomik
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.