Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN E VJENËS “PËR KLASIFIKIMIN NDËRKOMBËTAR TË ELEMENTEVE FIGURATIVE TË MARKAVE TREGTARE”

Ligji nr. 34/2018, datë 7 qershor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
34/2018
Data e miratimit
7 qershor 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 97, 2 korrik 2018
Hyn në fuqi
17 korrik 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 97, datë 2018-07-02

LIGJ

Nr. 34/2018

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN

E VJENËS “PËR KLASIFIKIMIN NDËRKOMBËTAR TË ELEMENTEVE FIGURATIVE TË MARKAVE TREGTARE”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në marrëveshjen e Vjenës “Për klasifikimin ndërkombëtar të elementeve figurative të markave tregtare”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 7.6.2018

Shpallur me dekretin nr. 10815, datë 25.6.2018 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

MARRËVESHJA E VJENËS

PËR KLASIFIKIMIN NDËRKOMBËTAR

TË ELEMENTEVE FIGURATIVE TË MARKAVE TREGTARE

E nënshkruar në Vjenë, më 12 qershor 1973,

e ndryshuar më 1 tetor 1985

TABELË E LËNDËS*

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.