Ligj

PËR PAGESËN E DETYRIMEVE TË PRAPAMBETURA NË FAVOR TË BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (BERZH)

Ligji nr. 35/2018, datë 21 qershor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
35/2018
Data e miratimit
21 qershor 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 97, 2 korrik 2018
Hyn në fuqi
17 korrik 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 97, datë 2018-07-02

LIGJ

Nr. 35/2018

PËR PAGESËN E DETYRIMEVE TË PRAPAMBETURA NË FAVOR TË BANKËS

EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (BERZH)

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Kryerjen e pagesës për aksionet e nënshkruara (paid-in) dhe të papaguara nga shteti shqiptar, të periudhës

1991–1998, që i përkasin Rezolutës 15 - Anëtarësimi i Shqipërisë në vitin 1991, dhe Rezolutës 59 - Rritja e

parë e kapitalit në vitin 1996, në favor të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Neni 2

Shuma prej 1 288 348,27 (një milion e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e tetë presje

njëzet e shtatë) USD paguhet nga buxheti i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me një këst, brenda

vitit 2018.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 21.6.2018

Shpallur me dekretin nr. 10820, datë 28.6.2018 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir

Meta

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.