Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 7918, DATË 13.4.1995, “PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR. 1030, DATË 23.2.1995, “PËR EMETIMIN DHE SHPËRNDARJEN E BONOVE TË PRIVATIZIMIT (LEKË PRIVATIZIMI)” DHE DEKRETIT NR. 1049, DATË 27.3.1995, “PËR DISA PLOTËSIME NË DEKRETIN NR. 1030, DATË 23.2.1995, “PËR EMETIMIN DHE SHPËRNDARJEN E BONOVE TË PRIVATIZIMIT””, TË NDRYSHUAR”

Ligji nr. 36/2018, datë 21 qershor 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
36/2018
Data e miratimit
21 qershor 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 97, 2 korrik 2018
Hyn në fuqi
17 korrik 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 97, datë 2018-07-02

LIGJ

Nr. 36/2018

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 7918, DATË 13.4.1995, “PËR MIRATIMIN ME

NDRYSHIME TË DEKRETIT NR. 1030, DATË 23.2.1995, “PËR EMETIMIN DHE

SHPËRNDARJEN E BONOVE TË PRIVATIZIMIT (LEKË PRIVATIZIMI)” DHE

DEKRETIT NR. 1049, DATË 27.3.1995, “PËR DISA PLOTËSIME NË DEKRETIN NR.

1030, DATË 23.2.1995, “PËR EMETIMIN DHE SHPËRNDARJEN E BONOVE TË

PRIVATIZIMIT””, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr. 7918, datë 13.4.1995, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 1030, datë 23.2.1995,

“Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekë privatizimi)” dhe dekretit nr. 1049,

datë 27.3.1995, “Për disa plotësime në dekr etin nr. 1030, datë 23.2.1995, “Për emetimin dhe

shpërndarjen e bonove të privatizimit””, të ndryshuar”, fjalia e fundit e nenit 3 ndryshohet si më

poshtë:

“Afati i përdorimit të bonove dhe lekëve të privatizimit është deri më 31.12.2021.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 21.6.2018

Shpallur me dekretin nr. 10821, datë 28.6.2018 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir

Meta

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.