Ligj

PËR RATIFIKIMIN E KORRIGJIMIT TË MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR HUAN E POLITIKËS SË ZHVILLIMIT TË SEKTORIT FINANCIAR

Ligji nr. 38/2018, datë 5 korrik 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
38/2018
Data e miratimit
5 korrik 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 111, 30 korrik 2018
Hyn në fuqi
14 gusht 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 111, datë 2018-07-30

LIGJ

Nr. 38/2018

PËR RATIFIKIMIN E KORRIGJIMIT TË MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR HUAN E POLITIKËS SË ZHVILLIMIT TË SEKTORIT FINANCIAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet korrigjimi i marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për huan e politikës së zhvillimit të sektorit financiar, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 5.7.2018

Shpallur me dekretin nr. 10842, datë 26.7.2018 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

BANKA BOTËRORE BNRZH - IDA GRUPI I BANKËS BOTËRORE | ZYRA E GRUPIT TË BANKËS BOTËRORE Praterstrasse 31/21 Vienna, Austria, 1020

Lindda Van Gelder Drejtore Rajonale, Ballkani Perëndimor Rajoni i Evropës dhe i Azisë Qendrore |

23 janar 2018

Shkëlqesisë së Tij, z. Arben Ahmetaj

Ministër

Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë

Shqipëri

I nderuar z. ministër,

Huaja e politikës së zhvillimit të sektorit financiar (huaja nr. 8698-Al)

Korrigjim në Marrëveshjen e Huas

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.