Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MEMORANDUMIT TË QËLLIMIT NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR INSTALIMIN DHE PËRDORIMIN E SISTEMIT PËR KRAHASIMIN DHE VLERËSIMIN E SIGURT TË IDENTIFIKIMIT PERSONAL (PISCES

Ligji nr. 42/2018, datë 9 korrik 2018, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
42/2018
Data e miratimit
9 korrik 2018
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 111, 30 korrik 2018
Hyn në fuqi
14 gusht 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 111, datë 2018-07-30

LIGJ

Nr. 42/2018

PËR RATIFIKIMIN E MEMORANDUMIT TË QËLLIMIT NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR INSTALIMIN DHE PËRDORIMIN E SISTEMIT PËR KRAHASIMIN DHE VLERËSIMIN E SIGURT TË IDENTIFIKIMIT PERSONAL (PISCES)

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet memorandumi i qëllimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për instalimin dhe përdorimin e Sistemit për Krahasimin dhe Vlerësimin e Sigurt të Identifikimit Personal (PISCES), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 9.7.2018

Shpallur me dekretin nr. 10845, datë 26.7.2018 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

MEMORANDUM QËLLIMI

NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

Në njohje të dëshirës së qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të bashkëpunuar në luftën kundër terrorizmit;

për të forcuar më tej miqësinë dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.